TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokatja e Sali Berishës, Klodiana Gjyzari ka folur për mediat para nisjes së seancës paraprake të aferës Partizani. Vetë ajo paralajmëroi se do t’i drejtohen gjyqtares Davidhi me kërkesa të tjera procedurale. Avokatja tha se dokumenti është siguruar nga Fredi Beleri, ndërsa Gjyzari ka qenë edhe avokate tij.
“Dokument i ri i siguruar. Ky dokument, ndër të tjera, vë në dyshim ligjshmërinë e krijimit të Gjykatës. Ne sot njiheshim me këtë dokument. Strasburgu ka thënë që procesi është i cenueshmen në rast se Gjykata nuk është e formuar me ligj. Një gjyqtar duhet të deklarojë çdo vendim penal. Në rast se është e vërtetë, duhej të deklarohej.
Është siguruar në përputhje me ligjin, nga një palë që cenohej nga ligji. Ky dokument është siguruar përmes kërkesave administrative. E ka thënë gjykata e Strasbugut, në rastin Cani kundër Shqipërisë, përbën gjykatë jo të krijuar me ligj. Nuk është një fakt që nuk dihet që është zotëruar nga Beleri”, tha avokatja.