AKTUALITET, 5 Maj 2025, 12:38

Hetimi i kryebashkiakut Veliaj/ SPAK i komunikon Ajola Xoxës një akuzë të re

Hetimi i kryebashkiakut Veliaj/ SPAK i komunikon Ajola Xoxës një

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar një akuzë të re Ajola Xoxës, e cila u paraqit në organin e akuzës paraditen e sotme rreth orës 10:45.

SPAK i komunikon Ajola Xoxës një akuzë të re.

Raportohet se prokurorët e posaçëm i kanë komunikuar bashkëshortes së Erion Veliajt akuzën e fshehjes së të ardhurave.

Ajola Xoxa u paraqit në SPAK pasi u thirr për t’u marrë në pyetje, ndërsa qëndroi aty për gati 2 orë.

Gjithashtu, ajo është nën hetim për akuzat:

“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë)

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.