TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtuesja e PD për Diasporën, Jozefin Topalli ka denoncuar disa shkelje ligjore, që sipas saj janë tentativa për të manipuluar votat e emigrantëve.
Në një konferencë për mediat nga selia blu, Topalli po ashtu tha se shqiptarët në Greqi nuk po marrin dot zarfet, duke ngritur dyshime se dikush tjetër po i merr.
Sipas saj, po ashtu ka informacione se marrin makina me qira nga Shqipëria dhe i cojnë në Greqi për të mbledhur votat.
Topalli tha se keto jane shkelje te ligjit, ndaj kerkoi qe te hetohen nga SPAK.
“Kemi raste që jo vetëm nuk dorëzohen zarfet në shtëpi, por i çojnë email, i thonë të paraqiteni në pikën me të afërt, zakonisht pika më e afërt është një zyrë e lojërave të fatit. Qytetarët nisen tek adresa për të marrë zarfin, por gjeja më e pabesueshme është se ata nuk gjejnë zarfin, i thonë që zarfi i tyre nuk është këtu. Me probabilitet të madh dikush tjetër ka shkuar të marrë zarfin e tyre”, tha Topalli.
Topalli: Shkoni merrni zarfin dhe votoni sepse koha po mbaron. Ato që nuk kanë dorëzuar zarfin dhe posta nuk i ka shkuar për të marrë zarfin, të bëjnë edhe një sakrificë, shkoni dorëzoni zarfin në një pikë të afër të DHL. Nuk është thjesht një zarf, por një cunam zarfesh, por një cunam që do sjëllë ndryshim në vendin tonë.
Dua të shpreh një shqetësim për diasporën në Greqi, ndryshe nga vendet e tjera, atje posta DHL ka bërë një nënkontraktim me të tjerë dhe që nuk funksionon. Nuk funksionin sipas ligjit, por ditët e fundit ka një thyerje të normave ligjore dhe të kodit zgjedhor. Kemi raste që jo vetëm nuk dorëzohen zarfet në shtëpi, por i çojnë email, i thonë të paraqiteni në pikën me të afërt, zakonisht pika më e afërt është një zyrë e lojërave të fatit. Qytetarët nisen tek adresa për të marrë zarfin, por gjeja më e pabesueshme është se ata nuk gjejnë zarfin, i thonë që zarfi i tyre nuk është këtu. Me probabilitet të madh dikush tjetër ka shkuar të marrë zarfin e tyre.
Kemi raste si në Itali ku një zonjë që punon në ambasadën në Romë, shkon dhe mbledh zarfet dhe dorëzon zarfat në mënyrë antiligjore. Quhet Mirjeta Mikeli. Kjo është e pabesueshme. Jo se nuk e kanë bërë gjatë regjistrimit, por kanë kaluar cdo masë.
Nëse në Itali është më e kufizuar, ajo që po ndodh në Greqi është në të gjithë territorin e shtetit grek. Ne kemi informacione që marrin makina me qira nga Shqipëria dhe i cojnë në Greqi për të mbledhur votat.
Deklarata e plote
Posta DHL në Greqi ka kontaktuar nënkontaktor, që është një thyerje e normave ligjore dhe kodit zgjedhor. Kemi raste që jo vetëm nuk dorëzohen zarfat individualisht me pasaportën, ky do të ishte një pretendim i çmendur ndoshta, edhe pse është ligjor, por ata çojnë email dhe i thonë të vijnë në pikën më të afërt.
Zakonisht pika më e afërt e Speedex apo Currier dhe pika më e afërt është një pikë bastesh, dhe shqiptarët shkojnë, por nuk e gjejnë më zarfin aty. U thonë se zarfi i tyre nuk është më këtu, pavarësisht se ata nuk e kanë marrë, dhe dikush tjetër ka shkuar të marrë zarfin e tyre.
Kemi raste si në Itali, që një zonjë që punon në ambasadën në Romë, shkon e mbledh zarfet dhe i dorëzon zarfet në mënyrë antiligjore. Quhet Marjeta Mikeli dhe kjo është e pabesueshme, jo se nuk e kanë bërë gjatë regjistrimit, por tani kanë kaluar çdo masë. Por nëse Itali është më e kufizuar, por zonja do të merret nën hetim, ajo që po ndodh në Greqi është në të gjithë territorin e shtetit grek dhe shqetësimi është jashtëzakonisht i madh. Kemi informacione që marrin makina me qira dhe i çojnë në Greqi për të mbledhur votat.
Kemi rastë të tjera të cilat si psh, një ish-kryetar i komunës së Çarshovës, që tani është në bashkinë e Përmetit, pasi shkon aty dhe ka numrat e telefonit, informacioni që vjen tek ne, është se i japin një shumë financiare dhe pastaj ua plotëson vetë fletën e votimit, Veli Mehmeti e ka emrin. Gjëra të tilla janë të përsëritura, nuk është më një fenomen sporadik, por është kthyer në një normalitet.
Unë e kuptoj alarmin që ka pala tjetër në lidhje me situatën që është aty, por thyerja e ligjit, futja e njerëzve të PS-së sikur të ishin zyra të DHL-së, është e papranueshme.
Për këto raste i kërkojmë jo vetëm KQZ-së, por edhe SPAK që në mënyrë të veçantë në Greqi, të verifikojnë raste të tilla skandaloze që e kanë nxjerrë gati jashtë kontrollit procesin e votimit dhe të dorëzimit të zarfeve në këtë vend.
Jo rastësisht që nëse deri pardje numri i zarfeve nga Greqia ishin rreth 17 mijë, brenda 24 orësh, pikërisht në periudhën që ne po na vinin informacione për manipulim në një shkallë të votës, ky numër kërceu me 6 mijë, gjë që nuk ka ndodhur me asnjë vend tjetër, edhe pse ka numër votuesish shumë më të madh.