AKTUALITET, 28 Shkurt 2025, 12:53

Debati për Agaçin, Berisha i përgjigjet Ramës: Nga Roma vijnë fotografi në kafene! I kanë konfiskuar laptopin. Nëse ai është në spital, pse s'tregon klinikën

Debati për Agaçin,  Berisha i përgjigjet Ramës: Nga Roma

Pak më parë kryeministri Edi Rama reagoi me anë të një videoje në Facebook, ku shpjegonte se ndryshe nga sa deklaronte kreu i PD Sali Berisha e ndodhej në arrati, Engjëll Agaçi ndodhet në spital.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Berisha u shpreh se nëse kjo do të ishte e vërtetë do të ishin publikuar provat.

Osman Stafa: Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak më parë një video ku ka sqaruar se Engjëll Agaçi ndodhet në një spital në Itali pas problemeve me zemrën dhe mushkëritë.

Sali Berisha: Ka një shembull, një nga personalitetet më të fuqishme të planetit Papa Francesku ndodhet në spital dhe Selia e Shenjtë në respekt të besimtarëve lëshon çdo ditë komunikata.

Agaçi ka 1 muaj që është zhdukur. Nuk tregojnë as klinikë e spital, por nga Roma më vijnë foto në kafene. Po të ishte se është e vërtetë, ai tregon spitalin, klinikën.

“Këneta përballë një thatësire të madhe, maji do të jetë përvëlues për të dhe bufi e di këtë më mirë se kushdo tjetër. Mobilizimi i krijesave të saj që nga njerzillëku janë njësoj si bretkosa , salamandra, merimanga uji dhe kërminj kënete, nuk ka për të ndryshuar asgjë në fatinë saj të shkruar, por llumi helmues i kënetës, do të mbiprodhohet deri në ditën çliruese të 11 majit.

Zhaurima histerike e kolektivit të specieve të ulëta do të shqetësojë dynjanë me gënjeshtra që do të shkojnë në një nivel të ri. Prej ditësh këneta ka marrë peng Agaçin, vajzën gruan familjen, miqtë e tij me ferman të bufit që e shpalli sekretar të përgjithshëm të Kryeministrisë, një person në arrati nga drejtësia.

Agaçi pati një bllokim i arterieve koronare, u operua dhe pati një dalje të mushkërive nga funksioni që imponoi futjen në aparaturën e frymëmarrjes së drejtuar. Prej disa ditësh në reanimacion mjekët italianë nuk jepnin detaje nëse do të dilje nga gjendja, Agaçi ende vijon të jetë nën kujdesinë tyre”, u shpreh më parë Rama.