AKTUALITET, 31 Tetor 2022, 10:39

FNSH dhe RENEA aksion në Shkodër, shoqërohen tre persona

FNSH dhe RENEA aksion në Shkodër, shoqërohen tre persona

Forcat RENEA dhe FNSH kanë zhvilluar një operacion në lagjen Kiras në Shkodër këtë të hënë.

Ky ka qenë një operacion rutinë i forcave RENEA.

Nga operacioni forcat RENEA dhe FNSH kanë shoqëruar në policinë e Shkodrës tre shtetas të cilët dyshohen për armëmbajtje pa leje në banesat e tyre.

Tre të shoqëruarit ndodhen në komisariatin e policisë Shkodër duke u marrë në pyetje.