TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtetasi Behar Hajdini 30-vjeç është arrestuar nga policia si pjesë e grupit kriminal të goditur në vitin 2018 teksa transportonte 67 kg kanabis.
Policia bën me dije se në lidhje me këtë vepër penale, gjykata e ka dënuar 30 vjeçarin me 7 vite burg. Në vitin 2018 policia arrestoi në flagrancë tre persona të tjerë.
Tashmë materialet hetimore në lidhje me këtë çështje i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë
Vijon operacioni policor i koduar “Zallmneri”, si rezultat i të cilit, në gusht 2018, u sekuestruan 67 kanabis.
Ishte shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, kapet dhe vihet në pranga, nga Komisariati i Policisë Nr. 3, 30-vjeçari i dënuar me 7 vjet burgim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Në Qafë-Shtamë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar shtetasin:
· Behar Hajdini, 30 vjeç, banues në Krujë, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Zallmneri”, të zhvilluar në gusht 2018, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. L., I. S., B. L. dhe E. L., të cilët në bashkëpunim me 30-vjeçarin transportonin 67 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, gjatë operacionit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.