TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se forca e tij politike do të jetë partia e profesionistëve të rinj.
Meta ka publikuar në rrjetin social një video të një prej anëtarëve të rinj të PL-së, Dorian Osmanaj, i cili mbajti fjalim gjatë Konventës së zhvilluar një ditë më parë.
Ish-Presidenti thotë se të rinjtë si ai, do të kenë mundësi të shprehin dhe të vendosin idetë e tyre në veprim.
Postimi i Ilir Metës:
Partia e Lirisë do të jetë partia e profesionistëve të rinj, të cilët mund të shprehin dhe të vendosin idetë e tyre në veprim. Kënaqësi që nga radhët e tyre, ekipit të Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë ju bashkua dhe inxhineri Dorian Osmanaj, një i ri profesionist i angazhuar rishtasi në Partinë e Lirisë.