AKTUALITET, 30 Tetor 2022, 23:57

Vrasja e 39-vjeçarit te "Kodra e Diellit"/ Policia: Gjendet një makinë e djegur në Qafë-Kashar! Shoqërohen disa persona në komisariat

Vrasja e 39-vjeçarit te "Kodra e Diellit"/ Policia: Gjendet

Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin paraprak për vrasjen e 39-vjeçarit Briken Sanaj, mbrëmjen e sotme në zonën e "Kodrës së Diellit2 në Tiranë.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, uniformat blu bëjnë me dije Sanaj ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ndërkohë në zonën e Qafë-Kasharit është gjetur duke u djegur një automjet në afërsi të një biznesi pllakash, e cila dyshohet se i përket autorëve të vrasjes.

Efektivët kanë shoqëruar disa persona në polici të cilët do të merren në pyetje lidhur me ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.10.2022, te Kodra e Diellit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi B. S., rreth 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Janë shoqëruar disa persona në Polici. Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.