AKTUALITET, 30 Tetor 2022, 23:48

Autorët me “Audi” të zi/ Detaje të reja nga ekzekutimi në Tiranë

Autorët me “Audi” të zi/ Detaje të reja nga

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë. Një person është ekzekutuar me kallashnikov. Viktima është një person i identifikuar si Briken Sanaj, 39 vjeç, nga Lezha. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Kodra e Diellit.

Janë të paqarta rrethanat. Por, burime në vendin e ngjarjes thanë se viktima po qëndronte në një nga rrugicat e zonës. Atij i është afruar një automjet tip “Audi” me ngjyrë të zezë.

Nga dritarja e mjetit është qëlluar me breshëri automatiku kallashnikov. Për pasojë i riu nga Lezha ka ndërruar jetë në vend. Më pas, autorët janë larguar kundravajtje duke thyer edhe traun e sigurisë që është vendosur sa futesh në zonë.

Një dëshmitar ka tentuar ta ndihmojë viktimën duke e çuar në spital, por ai nuk iu ka mbijetuar plagëve. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta të policisë. 

Tiranë/Informacion parapak

Më datë 30.10.2022, te Kodra e Diellit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi B. S., rreth 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Janë shoqëruar disa personanë Polici.

Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.