AKTUALITET, 30 Tetor 2022, 21:44

PL ngre alarmin: Radhë të gjata në Kapshticë

PL ngre alarmin: Radhë të gjata në Kapshticë

Tedi Blushi ka reaguar në rrjetet sociale, për radhët e gjata të raportuara në Kapshticë.

Blushi shprehet se prej orësh qytetarët janë të bllokuar në pikën kufitare. Ai shton se gjithashtu janë të braktisur ngë qeveria.

Statusi:

Qytetarët e braktisur nga Qeveria prej orësh qëndrojnë të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës!

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të vendosë sa më parë kontaktet me palën greke për të lehtësuar dhe garantuar lëvizjen e lirë!

Nevojitet një zgjidhje e menjëhershme për të gjithë shqiptarët që po torturohen në pritje!