TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqiptarët tashmë nuk kanë privatësi për asgjë!
Të dhëna të reja mjaft sensitive, janë publikuar nga grupi i hakerave iranianë.
Të dhënat për automjetet e shqiptarëve, janë marrë nga sistemet kompjuterike të institucioneve dhe janë publikuar nga faqja "Homeland Justice".
Në databazën e publikuar të makinave shqiptare, është lista e automjeteve, shasia e makinës, lloji, targa dhe emrat e qytetarëve si edhe njësinë ku ata banojnë.
Të dhënat për automjetet kanë qarkulluar edhë më parë në whatsapp, por databaza e publikuar nga hakerat përmban informacion të plotë dhe kushdo mund të identifikojë lehtësisht automjetet e çdo personi.
Kujtojmë se më herët, hakerat kanë publikuar të gjithë udhëtimet e kryeministrit Edi Rama, ku spikasnin udhëtimet e tij të shumta me charter, të cilat sollën edhe akuza të opozitës, se kryeministri shpërdoron para publike për luks të shfrenuar.
