TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Televizioni kombëtar Top Channel është përfshirë në konflikt të hapur me qeverinë e kryeministrit Rama.
Sot në mëngjes kreu i qeverisë sulmoi ashpër televizionin, pa ia përmendur emrin se po bënte shantazh me kronikat për përfitime të paligjshme. Sipas tij televizioni dezinformonte për të ngritur njerëz kundër qeverisë.
“700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit”. “7 punonjës në ditë ikin nga policia”. ”Tre vite pas tërmetit s’kanë shtëpi”. Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë! Arsyeja? Duan favore të paligjshme!- shkruhej në mesazhin e kryeministrit.

Sulmi i kryeministrit nuk e ndali qëndrimin e ashpër të televizionit që në mbrëmje vizjoi me kronikat që dënonin keqqeverisjen: braktisja masive e vendit nga mëse 700 mijë shqiptarë; protesta e banorëve të një pallati në Durrës që nuk pranojnë të zhvendosen nga qendra në periferi te një pallat i ri si dhe dënimi i thirrjes së kryeministrit për të mbajtur peng diplomat e studentëve të mjekësisë që të mos ikin jashtë, por të punojnë në atdhe pas diplomimit.



Ndërsa reagimet e Ramës nisën pasi televizioni bëri një kronikë për rënien e sistemit TIMS pak javë më parë, që u cilësua shpifje nga shefi i qeverisë, , kulmi arriti pak ditë më parë kur, duke analizuar raportin për indeksin e sundimit të ligjit, titulli i madh në ekran ishte “Shqipëria drejt autokracisë”. 
Por, ndërsa qeveria është bërë tabelë qitjeje për televizionin, asgjë nuk ka ndryshuar për kreun e bashkisë, Erion Veliaj, sepse kronikat e tij vazhdojnë të jepen, të gatshme, siç vijnë, duke treguar se konfikti është vetëm me kreun e qeverisë.
