AKTUALITET, 1 Gusht 2025, 15:32

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Qafë Thanës, radha e pritjes 1 kilometër

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të

Fluks i lartë i automjeteve në dalje të Shqipërisë në Qafë Thanë. Aktualisht është krijuar një radhë pritje prej 1 km, ndërsa të më të shumtë janë shtetasit e huaj dhe shqiptarët e Maqedonisë të cilët kthehen nga plazhi.

Sipas tyre pritjet janë të gjata, ndërsa shkak është bërë pala maqedonase e cila nuk rakordohet me palën Shqiptare për të punuar me procedurë të përshpejtuar.

Sezoni i verës ka rritur kalimet në ketë pike te kalimit kufitar, sidomos për pushuesit të cilët vinë dhe ikin brenda ditës nga Shqipëria.