AKTUALITET, 1 Gusht 2025, 13:09

Zgjedhjet e 11 majit/ Pretendon se Arjan Ndoji i PD i ka vjedhur vota: Aulon Kalaja paraqitet në SPAK

Zgjedhjet e 11 majit/ Pretendon se Arjan Ndoji i PD i ka vjedhur vota: Aulon

Kandidati i PD-së në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja është paraqitur në SPAK këtë të premte. Kandidati i opozitës më 11 maj pretendon se i janë vjedhur vota nga kolegu i tij në listën e PD Arjan Ndoji.

Kalaja 10 ditë më parë dorëzoi në SPAK dy kallëzime: një për hapjen e kutive në qarkun e Durrësit dhe një për shpërdorim detyre të KAS dhe anëtarëve të tij.

Sipas Kalasë, anëtarët e KAS nuk hapën kutitë e caktuara, sipas vendimit që kishin marrë vetë.

Aulon Kalaja është shprehur për mediat se nuk do të ndalet në betejën e tij për mbrojtjen e votës së lirë.