AKTUALITET, 1 Gusht 2025, 12:40

Akuzat/ U mor i pandehur, Ilir Meta thirret në SPAK! Ja kur do të paraqitet për t’iu komunikuar mbyllja e hetimeve ndaj tij

Akuzat/ U mor i pandehur, Ilir Meta thirret në SPAK! Ja kur do të

Ish-Kreu i Shtetit, Ilir Meta është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për t’i komunikuar mbyllja e hetimeve.

Meta është thirrur për t’u paraqitur në SPAK në datën 4 gusht, ora 11:00.

Presidenti i PL-së do të shoqërohet nga ambientet e paraburgimit, ku mbahet që prej datës 21 tetor 2024, në SPAK ku së bashku me avokatin e tij mbrojtës Kujtim Caktani do të firmosin mbylljen e hetimeve.

E njëjta procedurë u ndoq edhe për ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, si edhe babain e Erisa Xhixhos, Piro Xhixho.