TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tre muaj pas vrasjes së rojës Renato Hoxhaj në qytetin bregdetar të Vlorës, Policia ka arritur të identifikojë dy autorët, njëri prej tyre tashmë i arrestuar. 42-vjeçari Kleanth Bylyku allias Armando Gega, po udhëtonte me një mjet tip Audi të bardhë kur Forcat Operacionale ndërhynë për ta vënë në pranga.
Me makina civile rrethuan mjetin e tij, e nxjerrin nga makina, e shtrijnë në tokë dhe më pas i vendosin prangat, siç shihet edhe në pamje. Bylyku nuk është një emër i panjohur për blutë e Vlorës pasi rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Mësohet se blutë e Vlorës kanë identifikuar edhe ekzekutorin, një shtetas rumun që është larguar nga Shqipëria.