AKTUALITET, 4 Janar 2022, 19:30

Rama publikon videon nga momenti i vendosjes së flamurit shqiptar në OKB: Vendi ynë pjesë e tryezës më të lartë vendimmarrëse të botës!

Rama publikon videon nga momenti i vendosjes së flamurit shqiptar në

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet nga ceremonia e vendosjes së flamurit shqiptar në OKB.

Ceremonia vjen pasi Shqipëria është anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit, mandat të cilin e mori nga 1 janari i këtij viti.

“Ceremonia e vendosjes së flamurit tonë në OKB. Shqipëria tani anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, tryeza më e lartë vendimmarrëse e botës”, shkruan Rama në Facebook.

Shqipëria është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën kohore 2022-2023.

Duke filluar nga 1 janari 2022, Shqipëria për dy vjet rresht do te jete në një nga pesëmbëdhjetë ulëset e organit të OKB për menaxhimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Shqipëria u paraqit si kandidaturë konsensuale e Grupit të Vendeve të Evropës Lindore.

Zgjedhja e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara është një prej arritjeve më të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare për vendin.