TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edmond Crroj, një nga të plagosurit me armë zjarri në një lokal në “Don Bosko” është daja i viktimës, Erion Çela.
Sipas News24, 41-vjeçari Crroj është person me precedent për trafik droge në Itali.
Po ashtu bëhet e ditur se targat e mjetit të autorëve janë vjedhur në Tiranë nga një makinë tip “Smart”.
Krimi me një të vdekur dhe katër të plagosur ndodhi pasditen e sotme rreth orës 16:15, në “Don Bosko”, në ambientet e një lokali.
Sipas policisë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.
Si pasojë e të shtënave humbi jetën Erion Çela rreth 35-vjeç dhe u plagosën Azbi Selimaj, 19 vjeç, Edmond Crroj, 41 vjeç. Blerim Çela, 28 vjec, Arben Dani 46 vjec.
Blerim Çela është edhe vëllai i viktimës, ndërsa i plagosuri tjetër, Azbi Selimaj 19 vjeç ishte kamarieri i lokalit.