TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në datën 19 shkurt 2022 do të zhvillohet gara për kryetaren e re të Lidhjes Demokratike të Gruas.
Në një deklaratë për mediat, Grida Duma (e shkarkuar si nënkryetare e PD-së nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit) prezantoi edhe kalendarin e punës, i cili nis në datën 5 janar për të përfunduar në 19 shkurt.
Ajo u shpreh se në datën 5 janar do të nisë ngritja e grupeve të punës në degët e LDG-së, ndërsa në datën 6 shkurt do të zgjidhen kryetarët e LDG-së në të gjitha degët.
“Në datën 6 shkurt 2022 do të zhvillohen zgjedhjet në të gjithë Shqipërinë në nivel dege dhe pas datës 6 do të hapet një fushatë në nivel qarku ku do të nisë gara në primare për të shkuar në datën 19 shkurt që do të kulmojë me zgjedhjen e kryetares së LDG. Një gjë ka qenë në sinkron. LDG duhet të konceptohet si partnere e PD. Pra nuk do të kemi vetëm anëtare, por edhe një kontributore”, tha ndër të tjera Duma.
Duma prezantoi edhe disa risi të këtij procesi. Ajo u shpreh se janë të përjashtuara nga gara të gjitha gratë që janë pjesë e grupit të punës.
Drejtuesja e Lidhjes Demokratike të Gruas ka qenë Albana Vokshi.