TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Demokratike ka reaguar, pas deklaratave të presidentit Ilir Meta. PD shprehet se Meta po tenton që të përçajë Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Deklaratë e Partisë Demokratike:
Përmes diversionit dhe mashtrimeve, mjetet e tij të zakonshme, Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike.
Demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë.
Ne demokratët nuk i kemi asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhim dot hallet e tij.