TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Himarën, Fredi Beleri ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Vlorës. Ditën e sotme, do të mbahet seanca dhe Beleri do të njihet me masën e sigurisë.
Prokuroria e Vlorës pritet të kërkojë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kandidatin për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorin e tij Pano Kokaveshi.
Ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzën për veprën penale të “Korrupsionin aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim.
Pritet që Beleri dhe Kokaveshi të dalin para gjykatës së Vlorës për t’u njohur me masën e sigurisë. E pranishme në seancë do të jetë edhe ambasadorja greke në vendin tonë Konstantina Kamitsi.
Beleri dyshohet se ka konsumuar veprën penale "Korrupsioni aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 328 dhe 25 të Kodit Penal. Për këtë vepër penale, parashikohet një dënim nga një vit deri në pesë vjet burg.