TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fredi Beleri u arrestua një ditë më parë për blerje votash së bashku me Pandeli Kakoveshin, ndërsa pritet sot të dalë në gjykatën e Vlorës.
Pa filluar seanca, Beleri ka kërkuar mjek në paraburgim me argumentimin që nuk është ndierë mirë nga ana shëndetësore, prej diabetit dhe sëmundje të tjera.
Ndërsa, Pandeli Kokoveshi, është shtruar në QSUT prej problemeve me shëndetin, duke përmendur këtu një ndërhyrje në zemër. Pano Kokoveshi, do e mbajë masën e arrestit në QSUT në Tiranë.

Në ambientet e gjykatës ndodhet dhe ambasadorja e Greqisë Konstantina Kamitsi.
Prokuroria e Vlorës pritet të kërkojë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kandidatin për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorin e tij Pano Kokaveshi.
Ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzën për veprën penale të “Korrupsionin aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim. Pritet që Beleri dhe Kokaveshi të dalin para gjykatës së Vlorës për t’u njohur me masën e sigurisë.
E pranishme në seancë do të jetë edhe ambasadorja greke në vendin tonë Konstantina Kamitsi.
Beleri dyshohet se ka konsumuar veprën penale "Korrupsioni aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 328 dhe 25 të Kodit Penal. Për këtë vepër penale, parashikohet një dënim nga një vit deri në pesë vjet burg.