AKTUALITET, 13 Maj 2023, 11:53

Nesër votimet, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në vend

Nesër votimet, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në vend

Prej orëve të para të ditës ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit.

Procesi ka nisur për zonat më të largëta gjeografikisht nga KZAZ, dhe më pas do të bëhet shpërndarja e materialeve për zonat më të afërta ose zonat qendër.

Materialet zgjedhore do të merren ne dorëzim nga komisionerët e qendrave të votimit, ndërsa procesi po vijon normalisht.

Pasi të bëhet shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit, do të jetë policia e cila do të marrë në ruajtje qendrat e votimit deri në fillimin e procesit të votimit. Më tej uniformat blu, do të pozicionohen në terren për të qenë në gatishmëri deri në përfundimin e procesit zgjedhor.

Në rast të mosparaqitjes së operatorëve të pajisjeve të identifikimit biometrik PEI, komisionet e votimit do të procedojnë me identifikim manual në listë për zgjedhësit që votojnë.

Vendimi i marrë nga KQZ, synon të mos bllokojë ose sjellë vonesa për votim.