AKTUALITET, 7 Dhjetor 2021, 10:16

Kavajë, makina përplas motoçikletën, humb jetën 66 vjeçari

Kavajë, makina përplas motoçikletën, humb jetën 66

Një aksident është regjistruar sot në Kavajë, ku një makinë është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë drejtuesi i këtij të fundit ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:40, në autostradë, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”.

Policia bënë me dije se ‘mjeti me drejtues shtetasin me inicialet R. H., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin me inicialet S. G., 66 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 66-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’