AKTUALITET, 4 Prill 2022, 22:52

"Kërkojnë të mbajnë dhe të bashkojnë kolltuqet!"/ Sejamini: PD duhet të ndërrojë të gjithë elitën drejtuese!

"Kërkojnë të mbajnë dhe të bashkojnë
Neritan Sejamini në TPZ

Neritan Sejamini ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për krizën në Partinë Demokratike. 

Sejamini tha se PD duhet të ndërrojë të gjithë elitën drejtuese dhe se në atë parti askush nuk mendon të largohet, por thjesht "kërkohet bashkimi i kolltuqeve". 

"Në 26 prill PD humbi zgjedhjet. Në 26 prill humbi komplet besueshmërinë se do të vinte ndonjëherë në pushtet. Në 26 prill, PD duhet të ripërtërinte të gjithë elitën e vetë!

Çfarë ndodhi? Ka një vit që PD humbet energji, kthehet në shfaqje të shëmtuar. Edhe sot, zgjidhja që të gjithë propozojnë është që të mos ikë askush, kur ata duhet të ikin të gjithë! Elita drejtuese e partisë, kryesia, kryetari, nënkryetari, duhet të largohen! Ju thoni (i drejtohet Dash Sulës) të bashkoheni, që të mos humbasë askush karrigen. Doni ti zgjidhni gjërat pa humbur pushtet.

Hyni more në zgjedhje! Ju thoni të rrimë në kolltuk dhe të bashkohen kolltuqet.

Nëse Alibeaj jep dorëheqjen bashkë me Bardhin, çfarë ndodh në parti? Hyn në zgjedhje. Epo hyni në zgjedhje pra! Ju thoni të rrimë me kryetar të komanduar. Jepni dorëheqjen! Duhet të ndërroni elitën drejtuese", tha ndër të tjera Sejamini.