AKTUALITET, 4 Prill 2022, 22:14

"Loboi kundër ambasadores Kavalec"/ Bylykbashi akuza të forta Bashës: Kam prova...

"Loboi kundër ambasadores Kavalec"/ Bylykbashi akuza të

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka hedhur akuza të forta në drejtim të Lulzim Bashës se ka lobuar kundër Kathlen An Kavalec si ambasadore e ShBA-ve në Shqipëri.

I ftuar në emisionin Now, Bylykbashi ka theksuar se PD në drejtimin e Bashës ka lobuar kundër ambasadores Kavalec dhe se disponon edhe prova.

Bylykbashi: E kam të provuar me dokumentacion lobimin kundër ambasadores Kathlen An Kavalec.

Në vitin 2019 Senati Amerikan i ka kthyer mbrapsht presidentit Donald Trump kandidaturën e Kathlen An Kavalec për të qenë ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.