TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neritan Sejamini e quan vajtjen në Gjykatë të grupeve brenda PD-së "një banalitet politik".
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se në partitë politike vendos anëtarësia dhe jo procedurat juridike.
"Vajtja në gjykatë është banalitet politik. E fusin Shqipërinë në një qerthull idiot. Ata nuk kanë kurajon të thonë, do të bëjmë Kongres dhe do të zgjedhim kryetarin.
Të mbledhin anëtarët, të bëjnë komision, t'ju nënshtrohen rregullave.
Historia nëpër gjyakta është banale, do të vazhdojë si divorcet dhe ndarjet mes partnerëve në një biznes.
Këta janë parti politike, që është bashkim i anëtarëve. Vendimarrësit janë anëtarët", tha ndër të tjera Sejamini.