TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Orët para dorëzimit të ish deputetit Bllako në polici, bënë mjaft bujë mediatike pasi ai nuk po lokalizohej.
Lorenc Vangjeli, ka deklaruar në emisionin 'Të Paekspozuarit" në MCN TV, se një telefonatë e një personi të rëndësishëm e ka bërë Bllakon të arsyetojë dhe të dorëzohet, ashtu siç kishte deklaruar edhe vetë, me dorëheqjen nga mandati i deputetit.
"Për tetë orë, ndryshe nga sa pohohet, nuk dihej ku ishte zoti Bllako. Deri në momentin që mendohet se një telefonatë i ka rrëfyer me mirësjellje, që duhet të ushtronte detyrën e tij si qytetar i Republikës dhe të përballej me ligjin.
Mendohet se pati një telefonatë, që i kërkoi të respektonte atë që kishte thënë vetë, të shkontë dhe të dorëzohej.
Zoti Bllako është një djalë i ri . Pavarësisht të gjithë gjërave, trokiti vetë në derën e drejtësisë. Kemi patur dikur model tjetër, që na turpëron", tha Vangjeli.