TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Biznesmeni Kastriot Ismailaj është marrë në pyetje ditën e sotme në lidhje me çështjen e CEZ-DIA.
Ai është shoqëruar nga burgu i Fierit për t’u pyetur në SPAK nga prokurori Altin Dumani.
Ismailaj është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 11 vite burg. Ai u arrestua më 12 Maj 2015 nga Sektori i Pastrimit të Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar për mashtrim me shuma të mëdha parash.
Kastriot Ismailaj u akuzua për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, vepra këto të kryera në bashkëpunim me persona të tjerë.
Sipas organit të akuzës, Ismailaj me anë të falsifikimit e mashtrimit arriti të përvetësojë nga kompania CEZ, rreth 5 milionë Euro.