AKTUALITET, 23 Tetor 2022, 15:45

Vdekja e Lear Kurtit/ PD thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë në protestën e fuqishme!

Vdekja e Lear Kurtit/ PD thirrje qytetarëve: Të bëhemi

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, iu ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e organizuar këtë të diel në lidhje me vdekjen e Lear Kurtit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balliu e cilëson vdekjen e 32-vjeçarit si një vrasje shtetërore dhe ndaj u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës në orën 18:00, kundër asaj që ai e quan banda e pushtetit.

POSTIMI I PLOTË

Protestë kundër vrasësve me pushtet.

Sot në ora 18:00 të gjithë bashkë në një protestë masive për vdekjen Lear Kurtit nga Policia kriminale e Ramës dhe e Çuçit.

Kjo është një vrasje shtetërore ndaj ju bëj thirrje të gjithëve që të bëhemi bashkë në një protestë të fuqishme kundër bandës në pushtet.