TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias është takuar sot në Bruksel me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.
Siç njofton edhe kryediplomati grek, gjatë takimit është diskutuar për arrestimin dy ditë para zgjedhjeve të kandidatët të opozitës në Himarë, Fredi Beleri.
“Në vijim të takimit të sotëm të #BE #FAC në Bruksel Ministri i Jashtëm grek NikosDendias u takua me homologen e Shqipërisë Olta Xhaçka. Gjatë diskutimit u ngrit çështja për kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himare, Fredi Beleri”, shkruan Dendias në llogarinë e tij në rrjetet sociale.
On the sidelines of today’s #EU #FAC Meeting in #BrusselsI I met with #Albania counterpart @hacka_olta. Τhe issue concerning the elected Mayor of Himare, Fredi Beleri, was raised during the discussion. pic.twitter.com/FrBCPLiW5g
— Nikos Dendias (@NikosDendias) May 22, 2023