TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qeveria ka gati një paketë masash për të mbajtur mjekët e rinj që të qëndrojnë në Shqipëri. Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata, një nga pjesëtarët e grupit të punës, thotë se asnjë mjek nuk do të mbahet kundër vullnetit, por dhe shteti nuk do të shpenzojë më para ata që duan të largohen.
“Është duke u përpiluar një paketë masash për të mbajtur mjekët në vend. Sepse nuk është e drejtë që studentët arsimohen më paratë e taskapaguesve, dhe pastaj të ikin në Gjermani dhe të mos u shërbejnë shqiptarëve, por të ikin jashtë. Ata do duhet të firmosin një kontratë që të punojnë 3 vjet në Shqipëri, nëse s’do bien dakord atëherë do të detyrohen të paguajnë shpenzimet e plota të shkollimit”, thotë Arben Gjata, rektori i Universitetit të Mjekësisë.
Studentët që nuk do firmosin kontratën për të punuar 3 vite në Shqipëri, do të duhet të paguajnë tarifën reale të studimit, e cila është duke u përllogaritur.
“Nëse u referohemi vende të rajonit, tarifën e studimit varion nga 2500-3000 Dollarë në vit”.