TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autori i dyshuar i vrasjes së Arjan Gosës në Kavajë pas krimit është larguar me vrap për rreth 200 metra deri tek automjeti që e kishte lënë gati për t’u arratisur.
Policia ka zbuluar se Habib Rexha u largua fillimisht drejt Durrësit dhe më pas dyshohet se është larguar drejt Kukësit.
Rexha mbante veshur rroba të errëta dhe bluzë me kapuç që nuk ia mbulonte fytyrën. Mësohet se Rexha qëlloi me dorën e majtë për shkak të problemeve shëndetësore që ka me dorën e djathtë. Një kamera sigurie e një biznesi aty pranë në rrugën kryesore ka bërë identifikimin e tij.
Tashmë po punohet me drejtoritë e tjera të policisë për ta arrestuar. Policia ka nisur negociatat edhe me familjen Rexha duke u kërkuar që autori të vetëdorëzohet. Rexha sapo ishte kthyer nga Italia pas vrasjes së vëllait, Altinit në fund të marsit.
Hetuesit dyshojnë se që pas ngjarjes ka nisur të planifikojë hakmarrjen, por vëzhgimin e lëvizjeve të viktimës e ka bërë vetëm një ditë para ngjarjes, të paktën kështu rezulton deri në hetimet e deritanishme.