AKTUALITET, 22 Maj 2023, 11:24

"Të la Tropoja e të mur Fusharrzi”, rapsodi popullor i këndon humbjes së Berishës në zgjedhje

"Të la Tropoja e të mur Fusharrzi”, rapsodi popullor i
Berisha në Tropojë

Sali Berisha humbi zgjedhjet e 14 majit, por ka fituar një këngë të re popullore për veten e tij.

Dy rapsodë sapo kanë publikuar një këngë për fitoren e koalicionit "Bashkë Fitojmë" në Fushë-Arrëz dhe humbjen në vendlindjen e kreut të PD-së, Tropojë.

Në videon e publikuar dy raspodët popullorë, shoqëruar nga çiftelitë, këndojnë vargjet “O Berishë, ty kush nuk të dashti, të la Tropoja e të mur Fusharrzi”, të cilat pasohen nga të qeshurat e atyre që janë në lokalin e ndërtuar me gurë.