AKTUALITET, 22 Maj 2023, 11:26

Afera me inceneratorin e Fierit, Lefter Koka, Alqi Ballko dhe Arben Dervishi paraqiten në GJKKO

Afera me inceneratorin e Fierit, Lefter Koka, Alqi Ballko dhe Arben Dervishi

Nis seanca për inceneratorin e Fierit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas pretencës së dhënë nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, tashmë togat e zeza do të nisin gjykimin ndaj të pandehurve: Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Arben Dervishi.

Në rendin e ditës, sot pritet që gjykata të shprehet nëse do të pranoje apo jo gjykimin e shkurtuar ndaj të pandehurve, që nëse do të shpallen "fajtor", do t'u ulet 1/3 e dënimit.

Në total, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në total për të përfshirët në këtë aferë, 57 vite burg.

U kërkua gjithashtu konfiskimi i dy kompanive kryesore, “Integrated Technology ShPK” dhe “Alb Tech”. Akuza kërkoi konfiskimin e katër  kompanive që paguan kompanitë kryesore, si dhe tetë apartamente në pronësi të kompanive në fjalë.

KËRKESA E SPAK:

Lefter Koka, 10 vite, me gjykim të shkurtuar përfiton 6.8 vite

Alqi Bllako 4, i ulet 2.8 vite

Serafin Papa 4 vite

Pëllum Abeshi 4 vite

Jonida Zqeqo 4 vite

Bardhyl Çabiri 4-2.8 vite

Mirel Mërtiri 10-6.8 vite

Stela Gygallja 7-4.8 vite

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi.

Por, Koka ndodhet pas hekurave për këtë çështje prej më shumë se dy muajsh, edhe pse e ka apeluar disa herë masën e sigurisë duke përdorur si justifikim edhe gjendjen e tij shëndetësore.