TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtuesi i mjetit tip Benz, i cili u përplas me autobusin ditën e djeshme, është arrestuar.
Mësohet se në pranga ka rënë 28-vjeçari banues në fshatin Buçimas, akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 6 persona, së bashku me 28-vjeçarin.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Elbasan arrestuan shtetasin I. M., 28 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me autobusin me drejtues I. A.
Nga ky aksident, ka marrë flakë automjeti që drejtohej nga shtetasi I. M. dhe janë dëmtuar 5 pasagjerët në të, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.