AKTUALITET, 22 Maj 2023, 12:02

Avokati i Popullit, Balla: Duhet të jetë jashtë politikës, kushdo që zgjidhet duhet të ketë mbështetjen e PS-së

Avokati i Popullit, Balla: Duhet të jetë jashtë politikës,

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se Avokati i Popuillit që do të zgjidhet duhet të jetë jashtë partive politike.

Gjatë një deklarate për mediat, Balla u shpreh se ata nuk mund që të votonin avokatin e PD-së si Avokat të Popullit, ndërkohë që ka theksuar se duhet që të ndjekin një standard në këtë proces. Po ashtu ai ka theksuar se personi që do të zgjidhet Avokat i Popullit duhet që të ketë dhe mbështetjen e PS-së dhe të opozitës.

"Meraku juaj është që çdo votë që do të japë opozita për një çështje të caktuar, të interpretohet si tradhti. Por është kontribut. Ne na duhet një Avokat Populli siç e përcakton Kushtetua, që të jetë i pandashëm politikisht.

Nuk mund të votonim avokatin e PD-së si Avokatin e Popullit. Sa kohë që kemi ndjekur këtë standard në procesin e zhvilluar deri tani, këtë parim do të duhet ta ruajmë. Ka plot nga kandidaturat që kanë shprehur interes. I bëj thirrje komisionit të ligjeve që të përmbyllë procesin e vlerësimit dhe më pas vetë kandidatët të kërkojnë mbështetjen me 28 firma. Opozita të heqë dorë nga mbështetja e 10 kandidatëve me 28 firma. Natyrshëm kush do të zgjidhet Avokati i Popullit duhet të ketë mbështetjen dhe të PS-së.

E rëndësishme është që Avokati i Popullit të mos jetë i angazhuar politikisht, të mos jetë aktiv në jetën politike, të vijë nga jurisprudenca. Të jetë i baraslarguar nga palët. Duhet që në Kodin Zgjedhor të ndryshojë dhe formula e ndarjes së mandateve”, tha Balla.