TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama duket se e ka dëgjuar protestën e qytetarëve për rritjen e çmimit të naftës.
Ai ka dalë në një konferencë për shtyp, ku tha se qeveria nuk mund të ndërhyjë në çmimin e naftës, sepse ajo shitet në treg të lirë, por do të krijohet një bord, një tryezë e përbashkët me furnitorët, për të ndalur spekulimet me çmimin.
"Marzhi i fitimit do të përcaktohet në atë tavolinë dhe do të flitet për të gjitha aspektet, që nga grumbullimi, shfrytëzimi, deri tek pika fundore. Nuk do të lejojmë që në pikën e furnizimit të shfaqen çmime të pamiratuara në bordin kombëtar. Do të jetë një tryezë e përbashkët mes furnitorëve dhe qeverinë.
Nuk është dita për të fituar, por për të rezistuar", tha Rama.
Kryeministri foli edhe për çmimin e energjisë, duke u zotuar se ajo nuk do të rritet për konsumatorët familjarë dhe për biznesin e vogël.
"Është detyra jonë të mbrojmë familjarët dhe biznesin e vogël nga rritja e energjisë. Komunikimi nga ana ime e këtij fakti do të thotë se kjo qeveri, si asnjë qeveri më parë, mund të akuzohet për shumëçka, por kurrën e kurrës, për mospasjen e vëmendjes ndaj njerëzve të këtij vendin dhe sidomos nga ata më në nevojë. Me fakte, jo me fjalë. Nuk besoj se ka njeri të arsyeshëm që thotë, të rritet energjia, por të ulet nafta. Jo, sepse energjia i prek të gjithë edhe pensionistët, edhe fermerët", tha Rama.