AKTUALITET, 28 Qershor 2025, 18:28

Era e fortë "tërbon" detin, çifti nga Tirana rrezikon mbytjen në Jug, autoritetet apel turistëve

Era e fortë "tërbon" detin, çifti nga Tirana rrezikon

Moti i përkeqësuar që ka përfshirë jugun e vendit kryesisht me erë të fortë ka krijuar dhe rrezik mbytje në det.

Policia kufitare e qarkut te Vlorës, por dhe Himarës ka kërkuar sensibilizim për të gjithë turistët mos të dalin në det me mjete lundruese kryesisht të vogla pasi rrezikohen.

Mesditën e sotme ka pasur shumë raste që turistë të ndryshëm që kishin dalë në det me mjete lundruese kanë kërkuar ndihmë. Një çift nga Tirana kërkoi ndihmë pasi dallgët e larta por dhe era e fortë i kishte spostuar larg bregut gati 3-4 km larg dhe rrezikon mbytjen.

Policia kufitare u ka shkuar në ndihmë çiftit duke i rimorkiuar dhe nxjerre në breg shëndoshë e mirë, por për shkak të detit me dallgë dhe erës së forte punonjësit e policisë kufitare në Himare kanë rrezikuar edhe ata jetën. Ndërkohë që ka pasur dhe raste të tjera që kanë kërkuar ndihmë përgjatë vijës bregdetare të Himarës.