TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një e re me origjinë shqiptare është zhdukur në Greqi. Mësohet se 23-vjeçarja shqiptare është zhdukur pa gjurmë që prej pasdites së 11 shkurtit nga zona e Harilaou në Greqi.
Artiola Mesi, ka humbur kontaktet me familjarët e saj të cilët kanë ngritur alarmin në polici duke thënë se kanë dyshime se vajza e tyre mund të jetë në rrezik.
Më në detaje në njoftimin e saj Buzëqeshja e Fëmijës shprehet:
Më datë 09.11.2024, pasdite, u zhduk nga zona e Harilaou, Artiola Mesi, me origjinë shqiptare, 23 vjeçe. “Buzëqeshja e Fëmijës” u njoftua për zhdukjen e saj sot më 16.09.2024 dhe ka vazhduar me publikimin e detajeve të të rritures, me kërkesë të familjes së saj, pasi mund të ketë arsye që e vënë në rrezik jetën e saj.
Artiola Mesi është 1.60 m e gjatë, peshë normale, ka flokë të zinj dhe sy të gjelbër. Ajo kishte veshur një bluzë rozë dhe pantallona të shkurtra xhins. Ajo ka një tatuazh në krahun e majtë, një flutur.
Kushdo që ka ndonjë informacion është i lutur të kontaktojë “Buzëqeshja e Fëmijës” në telefon 24 orë në ditë, në “Linjën Kombëtare për të Rriturit e Humbur – 1017”, në të gjitha Drejtoritë e Policisë në vend si dhe përmes aplikacionit Missing Alert ku ka informacione të drejtpërdrejta për zhdukjen.