TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale imazhe nga kantieri i ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar, një projekt që vjen nga arkitekti i njohur ndërkombëtarisht, Bjarke Ingels, duke theksuar se projekti ka hyrë në një fazë të re që do të përshpejtojë punimet.
View this post on Instagram
Sipas tij, ky teatër jo vetëm që do të plotësojë një nevojë të kahershme për një hapësirë moderne të artit në Tiranë, por gjithashtu do të shtojë një tjetër element të spikatur në arkitekturën bashkëkohore të qytetit.
Teatri i ri do të përmbajë një sallë auditori prej 750 metrash katrorë, me kapacitet mbi 600 vende, si dhe një skenë të gjerë prej 630 metrash katrorë. Dy salla të tipit Black Box, me hapësira prej 200 metrash katror secila, do të ofrojnë fleksibilitet për prodhime të ndryshme artistike.
Për artistët, projekti parashikon hapësira të dedikuara si dhomat e ndërrimit, një sallë provash prej 200 metrash katror, si dhe të gjitha lehtësirat e nevojshme për përgatitjen dhe zhvillimin e shfaqjeve. Ndërtesa do të përfshijë gjithashtu një dhomë për instrumente muzikore, depo për materiale skenike dhe dekore, si dhe salla për kurs dhe aktivitete të tjera, duke siguruar një eksperiencë të plotë për publikun dhe artistët.
Teatri Kombëtar u shemb më 17 maj 2020 nga qeveria dhe bashkia e Tiranës, kur fadromat e mbështetura nga qindra policë ndërhynë në orën 04.00 dhe e rrafshuan, ndërsa u dhunuan dhe arrestuan aktivistë dhe politikanë që protestuan kundër planit të qeverisë për të ndërtuar kullat dhe një teatër.