TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Sporopali, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, u prezantuan në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, dega Tiranë, si drejtues politik të qarkut Tiranë.
Në mbledhjen që zgjati rreth 1 orë e 45 minuta kryesocialisti Rama ndau detyra dhe dha porositë për punën që duhet bërë në terren për zgjedhjet parlamentare.
Burimet thonë se Rama është shprehur se meqë Tirana është qark i madh atëherë edhe përgjegjësia dhe punët duhen ndarë.
Sipas tij, Erion Veliaj duhet që përveç koordinimit për zgjedhjet, duhet të përqëndrohet edhe me punët e Bashkisë, pasi edhe kjo çështje, ofrimi i shërbimeve për qytetarët, është e rëndësishme në aspektin elektoral.
Rama ka kërkuar angazhim maksimal në takime, koordinim të strukturave partiake dhe vëmendje tek komunikimi sidomos, në rrjetet sociale.