TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lul Rakaj është arrestuar nga policia pasi plagosi me armë zjarri dy persona në zonën e Malësisë së Madhe.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, kur rreth orës 09:45, një Rakaj hapi zjarr në hyrje të një lokali, duke plagosur dy persona.
Dy të plagosurit, Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj u transportuan me urgjencë në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve.
Përveç policisë lokale, për arrestimin e Rakajt u angazhuan edhe dy ekipe të forcave RENEA, që u nisën drejt Malësisë së Madhe.
Lul Rakaj, i cili u shpall në kërkim nga policia, është i njohur për një rast tjetër të rëndë në të kaluarën. Ai është i njohur për një ngjarje të ngjashme që ndodhi afro 13 vjet më parë në Hot të Malësisë së Madhe, ku ai vrau Kolë Mushkun.
Ky akt hakmarrjeje ishte një pasojë e vrasjes së babait të Rakajt nga Mushku më herët.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 09:45, në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi L. R., ka plagosur me armë zjarri shtetasit B. Ç dhe A. H, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Në ndihmë të Policisë Vendore për kapjen e autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambjente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.