TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Argita Malltezi e cilëson akuzën e SPAK ndaj babait të saj për kompleksin Partizani si një medalje për të.
Sipas vajzës së ish kryeministrit, në 4 vite hetime SPAK nuk gjeti asnjë provë që të vërtetonte pretendimet dhe po heton dhe fondacionin bamirës si pastrim parash.
“Akuza është një medalje për Sali Berishën, për 4 vite nuk gjetën asgjë, madje edhe bamirësinë e konsiderojnë si pastrim parash.
Nuk po flitet për administrimin e fondeve të fondacionit, po flitet për korrupsionin e Sali Berishës.
Ata këta kanë sjellë si përfitim të familjes dhe nuk thonë që ka shkelje ligjore. Kjo është një drejtësi e kapur që ka vepruar me urdhër të Edi Ramës, Escobar, Yuri Kim.
Në Asamblenë e PS në 2022, Rama ka thënë hetoni Sali Berishën sepse jeni krijesë e PS”, u shpreh Malltezi per A2.