AKTUALITET, 15 Shtator 2024, 22:00

Babai denoncon në policinë e Tiranës: Një grua tentoi të rrëmbejë fëmijën tim në market (VIDEO)

Babai denoncon në policinë e Tiranës: Një grua tentoi

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar sot në Tiranë. Një grua dyshohet se ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë në një market në kryeqytet.

Siç tregojnë pamjet filmike, ajo e ka marrë të miturën në krahë, ka dalë nga marketi, por është rikthyer sërish.

Pas ngjarjes, babai i vogëlushes ka denoncuar në polici rastin. Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkruar në vendngjarje ku kanë administruar pamjet filmike si dhe kanë pyetur punonjësit e marketit të cilët kanë pohuar se shtetasja në fjalë, gjatë komunikimit ka shfaqur probleme dyshohet të shëndetit mendor.

Në lidhje me një video të publikuar në një portal në të cilën shfaqet një shtetase në ambientet e një marketi, e cila merr në krahë një fëmijë të mitur, del nga marketi dhe më pas kthehet sërish, ju informojmë se:

Më datë 14.09.2024, është paraqitur në Polici shtetasi E. D., 34 vjeç, i cili ka kallëzuar se në Rrugën e Barrikadave, në një market, një shtetase ende e paidentifikuar, ka marrë në krahë vajzën e tij të mitur 2 vjeçe, ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer sërish.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkruar në vendngjarje ku kanë administruar pamjet filmike si dhe kanë pyetur punonjësit e marketit të cilët kanë pohuar se shtetasja në fjalë, gjatë komunikimit ka shfaqur probleme dyshohet të shëndetit mendor.

Vijon puna për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.