AKTUALITET, 2 Shkurt 2022, 13:16

Ndërron jetë aktori i njohur Anastas Kristofori

Ndërron jetë aktori i njohur Anastas Kristofori

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori i njohur shqiptar Anastas Kristofori, i cili është gjerësisht i njohur dhe do të mbahet mend gjatë për rolin e Perikliut në komedinë “Pallati 176”.

Lajmin e kanë konfirmuar miq e të afërm të aktorit që kanë postuar në rrjetet ngushëllimet për ndarjen nga jeta të tij.

“Lamtumirë o shpirt i lirë që nuk bëre asnjë kompromis në jetë! Tu bëftë dritë rruga për në përjetësi! Shko ne paqe ne qiellin e amëshuar!

Atje lart të presin krahëhapur njerëzit e tu më të dashur. U prehsh në paqe i madhi Anastas Kristofori”, shkruan një nga të afërmit.

“Lamtumire i madhi Anastas Kristofori.

Lamtumire o shpirt i lire dhe I bukur.

Do mbetesh i paharruar ne zemrat tona.

U prehsh ne paqe , paqen dhe lirine qe i deshe ti i deshe aq shume”, shkruan një tjetër i njohur i aktorit në rrjetet sociale.

Ndërron jetë aktori i njohur Anastas Kristofori

Ndërron jetë aktori i njohur Anastas Kristofori

Ndërron jetë aktori i njohur Anastas Kristofori