AKTUALITET, 10 Gusht 2024, 15:07

Emri/ Ndërron jetë në spitalin e Lezhës i burgosuri i dënuar për akuzën e rëndë!

Emri/ Ndërron jetë në spitalin e Lezhës i burgosuri i

Robert Foto Cini, i cili vuante dënimin në IMP Lezhë, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës në orën 14:15, pas një infarkti të miokardit.

I dënuari, me origjinë dhe me gjendje civile në Leskovik, ishte dënuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitura” dhe vuante nga çrregullimi skizo-afektiv.

Robert Cini ishte transferuar në këtë institucion më 27/11/2021, ku qëndrojnë të dënuarit me probleme mendore. Shtetasi i dënuar nuk kishte kontakte me familjen.