AKTUALITET, 19 Shkurt 2025, 15:57

EMRI/ Iu gjetën në banesë 115 fishekë luftarak dhe 1 armë gjahu, pranga 48-vjeçarit në Kurbin

EMRI/ Iu gjetën në banesë 115 fishekë luftarak dhe 1

Policia në Kurbin ka arrestuar një shtetas, pasi dyshohet se mbante në banesë armë zjarri dhe fishekë.

Efektivët shprehen se gjatë kontrollit në banesë, shtetasit Fatmir Kuqi i janë gjetur 115 fishekë luftarakë, por edhe një armë gjahu.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda:

-arrestuan në flagrancë shtetasin F. K, 48 vjeç, banues në fshatin Shpërdhet, Kurbin, pasi gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 115 fishekë luftarak, si dhe 1 armë gjahu dhe fishekë për të, që posedoheshin pa leje”, njofton policia.