AKTUALITET, 19 Shkurt 2025, 14:31

KAS rrëzon Celibashin, projektligjet për paketën e maleve dhe TVSH-në në bujqësi mund të votohen në Kuvend

KAS rrëzon Celibashin, projektligjet për paketën e maleve dhe

KAS rrëzon kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi.

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ vendosi me shumicë votash rrëzimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, që i kërkonte Kuvendit ndalimin e shqyrtimit të projektligjit “Për paketën e maleve” dhe “Tatimi mbi vlerën e shtuar” për sektorin e bujqësisë.

Pas këtij vendimi, Kuvendi mund të vijoje me shqyrtimin dhe votimin e këtyre dy projektligjeve.