AKTUALITET, 19 Shkurt 2025, 15:32

Nënstacioni i ri elektrik në Tiranë/ Balluku inspekton punimet, do të furnizojë 25 mijë banorë e biznese

Nënstacioni i ri elektrik në Tiranë/ Balluku inspekton punimet,

Ka nisur puna për rikonstruksionin dhe fuqizimin e nënstacionit elektrik Tirana 1, që ndodhet pranë Zogut të Zi.

Ndërsa inspektoi nga afër punimet, zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se kjo do të përmirësojë cilësinë e furnizimit me energji për 25 mijë banorë e biznese.

Numri dy i qeverisë u shpreh se rikonstruksioni i këtij nënstacioni pritet të përfundojë 1 vit para afatit të parashikuar, ndërsa shtoi se po kryhen punime edhe në nënstacione të tjera elektrike.